Ky njoftim nuk ka fotoLloji i punës
Full-time
HR Studio kërkon të rekrutojë Inxhinier Elektrik ( Specialist për Impiante Fotovoltaike) Jemi në kërkim të një Inxhinieri Elektrik me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e punimeve në impiante fotovoltaike, duke garantuar standarde të larta teknike, cilësi në ekzekutim dhe respektim të afateve të projektit.
Përgjegjësitë kryesore Koordinon dhe mbikëqyr punimet për instalimin e impianteve fotovoltaike. Organizon dhe menaxhon ekipet e punës sipas kërkesave të projektit. Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektin teknik, standardet e cilësisë dhe afatet e përcaktuara. Kryen kontrollin teknik të punimeve dhe identifikon problematikat gjatë procesit të zbatimit. Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit, burimet e angazhuara dhe masat korrigjuese. Administron dhe mirëmban dokumentacionin teknik të projektit. Bashkëpunon me inxhinierë, mbikëqyrës, kontraktorë dhe institucione përgjegjëse për realizimin me sukses të projekteve.
Kriteret e kërkuara Diplomë Master Shkencor në Inxhinieri Elektrike. Licencë profesionale 10 C, sipas legjislacionit në fuqi. Minimumi 7 vite eksperiencë profesionale në fushën e inxhinierisë elektrike. Përvojë në impiante fotovoltaike, instalime elektrike, sisteme energjetike ose projekte të ngjashme përbën avantazh. Patentë drejtimi Kategoria B. Aftësi të mira organizative dhe drejtuese për menaxhimin e ekipeve të punës në terren. Njohuri të mira të programeve teknike dhe aplikacioneve kompjuterike. Aftësi në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit teknik dhe raporteve periodike. Njohuri mbi standardet teknike, procedurat e zbatimit dhe kërkesat e sigurisë në punë. Aftësi për interpretimin e projekteve, skemave elektrike dhe dokumentacionit teknik. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet dhe partnerët e projektit. Çfarë ofrohet Angazhim në projekte inovative në sektorin e energjisë së rinovueshme. Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë. Ambient pune profesional dhe bashkëpunues. Përfshirje në projekte me standarde të larta teknike.
Po ngarkohet harta...
Biznes · Anëtar që nga 2026
Nga shitës i verifikuar
15
Njoftime aktive
Biznes
Lloji
Këshillë sigurie: Mos paguaj asnjëherë paradhënie pa e parë pronën.
Ky njoftim nuk ka fotoKerkohet Agjent/e Imobiliare
Ky njoftim nuk ka fotoKëshilltare Klienti - HR Studio
€500
Ky njoftim nuk ka fotoPunonjës Xhenerik - HR Studio
€800
Ky njoftim nuk ka fotoMenaxher Prodhimi - HR Studio
€1,000